VIDEO/ Taulant Balla i ashpër ndaj protestuesve: Nuk janë qytetarë normalë, por huliganë

Këtë të hënë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kryesinë e Kuvendit, u tregua i ashpër ndaj protestuesve.

Balla theksoi se ata që dalin në protesta, sipas tij të dhunshme, nuk janë qytetarë normalë. I quajti huliganë.

Të lidhura

None found

Në lidhje me rastin e studentit të mjekësisë, që u akuzua nga kryeministri Rama për trafik droge, deklaroi se ai është ndaluar.

 

 

Taulant Balla: Po patjetër që këta nuk janë qytetarë normalë, janë huliganë. Ndalimi për dalje jashtë vendit ka ndodhur edhe në shtete europiane. Edhe dhuna në stadium njësoj duhet që të ndëshkohet. Nuk mund ta shkatërrosh dot stadiumin, pse ekipi yt humb. Këto masa merren dhe jashtë shtetit dhe duhet të merren dhe në vendin tonë.

Në lidhje me studentin e mjekësisë, ai është ndaluar me lëndë narkotike, kjo është e rëndësishme.


Shtuar më 26.10.2026 12:28