Aksident tjetër në Fier, furgoni përplas rëndë 62-vjeçarin me biçikletë

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier-Seman. Një furgon pasagjerësh ka përplasur një qytetar 62-vjeç që ishte duke lëvizur me një biçikletë.

Nga aksidenti është lënduar drejtuesi i bicikletës, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po zbardh rrethanat e aksidentit./albeu.com


Shtuar 21.08.2021 10:30

Tags: ,