Jose Mourinho vlerësoi Edouardo Camavingan dhe tha se çelësi për të hapur mbrojtjen e Barcelonës ishte depërtimi përmes mesfushës.
Edhe pse ishte lojtari më i kritikuar i Realit, Camavinga u kthye në protagonist në fund të ndeshjes: fitoi një top të rëndësishëm dhe më pas asistoi për Kylian Mbappen, i cili shënoi goditjen vendimtare.
Të lidhura
None found
Mourinho tregoi pas përballjes se i kishte kërkuar mesfushorit të kalonte përtej vijës mbrojtëse për të krijuar mundësi shënimi.
“I thashë Camavingas se Tchouameni do të qëndronte prapa për ta mbrojtur ekipin, ndërsa ai duhej të sulmonte hapësirat”.
Sipas tij, depërtimi në hapësira kundër Barcelonës është i vështirë për çdo sulmues, ndaj rruga më e mirë është kalimi nga mesfusha.
“Kur këtë e provojnë sulmuesit, mbrojtësit e Barcelonës janë gati, sepse janë përgatitur për situata të tilla: ose kundërshtari kapet në pozicion jashtë loje, ose Joan Garcia e ndal pasimin”.
“Zgjidhja e vetme është të përfshihen mesfushorë si Camavinga dhe Bellingham për të çarë vijën mbrojtëse. Këtë herë plani funksionoi”.
Real Madridi arriti kështu fitoren e pestë radhazi dhe dërgoi sinjalin se po rikthehet fuqishëm në garën për të gjithë trofetë.
Klubi madrilen ndodhet aktualisht në vendin e tretë në La Liga, tri pikë pas Barcelonës.







