Benedetto Vigna, drejtori ekzekutiv i Ferrarit, i dha vlerësimin maksimal, 10 nga 10, teknologjisë dhe prezantimit të Tesla Roadster-it të ri, duke lavdëruar inovacionin dhe guximin e kompanisë amerikane.
Në një intervistë, Vigna u shpreh: “Si evropian, ju falënderoj që na treguat se edhe në një botë të vjetër mund të vazhdohet të inovohen gjërat dhe të guxohet”.
Të lidhura
None found
Roadster-i u prezantua në Teksas, ku Tesla shfaqi manovra spektakolare të mundësuara nga teknologjia e lidhur me SpaceX.
Dalja në treg e modelit të ri synohet për vitin 2028, por ky afat mbetet një objektiv.
Vigna nënvizoi edhe vlerën e bashkëpunimit me specialistë të jashtëm të dizajnit. Si shembull, ai përmendi projektin elektrik Luce të Ferrarit, i realizuar në bashkëpunim me studion LoveFrom të Jony Ive. /Telegrafi/







