Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Serxho Lleshi, 20 vjeç, banues në Burrel.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll personal dhe më pas kontroll në banesë.
Si rezultat i kontrollit , shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme./Albeu.com