Ditët e fundit Kosova ka regjistruar shifra të frikshme të COVID-19 në vend. Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, në kufirin me Shqipërinë, pala e Kosovës ka nisur aplikimin e masave shtrënguese.
Të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Kosovës, duhet të kenë test PCR dhe dokumentacionin tjetër deklarues.
Këto kushte nuk aplikohen nga pala shqiptare, ku aplikohet procedura standarde vetëm me mjetet e idetifikimit.
Për të shmangur radhët po punohet nga të dy policitë me procedurë të përshpejtuar./albeu.com