Para pak muajsh Adriana Matoshi bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Aktorja tregoi se për herë të parë është njohur me Keith në një lokal dhe të dy u shprehën mjaft të lumtur për historinë e tyre të dashurisë.
Duket se ata po e shijojnë mjaft romancën e tyre pasi herë pas herë ndajnë me ndjekësit momente ku shfaqen mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Së fundmi, Keith ka dashur që ta surprizojë në mënyrën më të bukur aktoren. Teksa Adriana nuk e kishte mendjen, Keith i është afruar ngadalë nga pas dhe i ka dhuruar një trëndafil të cilin po e mbante të mbërthyer në dhëmbë.
Kujtojmë se fansat nuk e pritën mirë këtë lidhje, për shkak të diferencës 19-vjeçare që ajo ka me të dashurin.
Adriana ka qenë e ftuar në disa emsione, gjithashtu edhe në ‘Ftesë në pesë’, ku ka rrëfyer detaje tejet interesante për jetën e saj, e sigurisht edhe për Keith. Ajo tregoi se shkak i lidhjes së tyre është bërë një shoqe dhe pasi dolën disa herë e kuptuan se janë bërë për njëri-tjetrin.
“Ai njihte shoqen time dhe i kishte thënë për mua. Ne dolëm sepse ajo na shtyu të takoheshim dhe për shumë kohë shëtisnim bashkë dhe u njohëm. Aty kuptova sa i pjekur ishte Keith, por nuk pati asgjë më shumë. Pastaj kuptuam që ndjenim për njëri-tjetrin. Unë jam shumë e lumtur dhe për sa kohë do vazhdojë të ketë dashuri, kjo lidhje do të zgjasë. Por nuk shkoj larg me mendimet për të ardhmen pasi po shijoj momentin.”
Kujtojmë se Adriana është nënë e 4 fëmijëve, më i madhi prej të cilëve është 20 vjeç. Ajo pranon se fëmijët e kanë pritur mirë lidhjen e saj dhe e kanë mbështetur. Po ashtu, edhe ish-bashkëshorti e ka mbështetur lidhjen e saj dhe aktorja ka treguar se ai i ka thënë:
“Ti gjithmonë ke ditur të zgjedhësh njerëz të bukur!