Babai i 33 vjeçarit që mbeti i bllokuar në qendën tregtare të përfshirë nga zjarri: Kam dy ditë që kërkoj djalin

Forcat zjarrëfikëse kanë çarë pjesën e prapme të murit të magazinës për të bërë të mundur nxjerrjen e 33-vjeçarit i cili është bllokuar që në momentin që qendrën tregëtare e përfshiu zjarri.

Momentalisht ka mbërritur një ekskavator dhe me bombola oksigjeni ku për pak do të ndërhyjnë punonjësit zjarrfikës për të nxjerrë trupin e 33-vjeçarit Arjan Sala.

Magazina momentalisht ndodhet në pushimin e tymit dhe herë pas here flakët aktivizohen për shkak të materialeve. Disa herë zjarrfikësit kanë tentuar të ndërhyjnë.

Në gjendje të rëndë psikologjike babai i 33-vjeçarit ka thënë se ka dy ditë që është duke kërkuar djalin e tij, teksa tregon edhe momentin kur e ka takuar për herë të fundit.

“Nuk i pret kush mediat, por i përzini. Kam dy ditë që kërkoj djalin. Çfarë po bëni, është kompani zjarrfikëses apo çfarë është. Dje para punës së tij e kam takuar për herë të fundit.”- është shprehur ai.

Ndërkohë që familjarët e Arjan Salajt kanë akuzuar forcat zjarrfikëse per mungesë të mjeteve.


Shtuar 25.03.2021 14:33