Armando Sadiku ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist në moshën 35-vjeçare. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare e bëri publik këtë zgjedhje përmes një videoje të postuar në profilin e tij në Instagram, duke e cilësuar si vendimin më të vështirë të jetës.
“Faleminderit, futboll. Do të më mungosh”, shkruan Sadiku në mesazhin e tij, ndërsa videoja përmbledh momente të ndryshme nga rrugëtimi i tij profesional dhe episodet më të rëndësishme të karrierës.
Të lidhura
None found
Emri i tij do të mbetet i lidhur me disa prej çasteve më të veçanta të Shqipërisë në arenën evropiane. Sadiku shënoi golin vendimtar ndaj Armenisë, rezultat që i parapriu kualifikimit historik të kuqezinjve në Europianin e Francës 2016. Ai gjithashtu realizoi përballë Rumanisë në fitoren 0-1, në ndeshjen e fundit të Shqipërisë në atë Europian.
Me fanellën e Kombëtares, ish-futbollisti kuqezi zhvilloi 38 ndeshje dhe shënoi 12 gola. Pas tërheqjes nga futbolli, Sadiku do të nisë detyrën si drejtor sportiv te Bellinzona, klub zviceran.





