Forca Ajrore e Shqipërisë ka nisur kontingjentin e saj të parë drejt misionit të KFOR-it në Kosovë.
Njoftimin e ka bërë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji.
Të lidhura
None found
Sipas Kingjit, kjo përbën një përgjegjësi me rëndësi dhe dëshmon edhe një herë kontributin e Shqipërisë dhe të Forcave të Armatosura në Aleancën e NATO-s.
“Mision të mbarë dhe shërbim të suksesshëm në çdo detyrë”, u shpreh ai në urimin për kontingjentin.





