Zbardhen detajet e ngjarjes në Tiranë, 46-vjeçari u gjet i vrarë në automjet

Një 46-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Mihal Popi”, në zonën e bllokut “1 Maji” në Tiranë. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e kësaj të marte.

Viktima është identifikuar nga Policia e Tiranës si Ismet Habili, me origjinë nga Kavaja. Ai ndodhej në një automjet tip “Volvo” dhe dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Të lidhura

None found

Sipas policisë, më 20 tetor, rreth orës 20:20, në Sallën Operative mbërriti njoftimi për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”. Pas sinjalizimit, shërbimet policore shkuan në vendin e ngjarjes dhe gjetën brenda mjetit shtetasin I. H., pa shenja jete.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për të dokumentuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.