Volker Turk, Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ka reaguar pas protestave të zhvilluara gjatë javëve të fundit në disa vende të Europës.
Të lidhura
None found
Ai u kërkoi autoriteteve shtetërore të zhvillojnë dialog me protestuesit, me vëmendje të veçantë ndaj të rinjve, si dhe të marrin masa konkrete për zgjidhjen e problematikave të ngritura prej tyre.
Turk dënoi çdo formë dhune dhe u bëri thirrje të gjithë personave të përfshirë që të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm.
Sipas tij, dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt përbën mënyrën e vetme për të ecur përpara. Ai theksoi se shtetet duhet të angazhohen me protestuesit, veçanërisht me të rinjtë, përmes një komunikimi kuptimplotë, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv.
Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut u kërkoi gjithashtu qeverive të ndërmarrin hapa konkretë për adresimin e shqetësimeve legjitime dhe themelore që lidhen me të drejtat e njeriut, arsimin, shërbimet publike, strehimin, rritjen e kostos së jetesës dhe pabarazinë.







