Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sonte në orën 21:00, sipas kohës lokale, për të diskutuar çështjen e Kosovës.
Të lidhura
None found
Në fokus të seancës do të jetë raporti gjashtëmujor i shefit të UNMIK-ut, Peter Due, për periudhën 16 mars – 15 shtator 2026. Dokumenti përmban vlerësime mbi situatën në Kosovë.
Qëndrimin e Kosovës pritet ta paraqesë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Në mbledhje do të marrë pjesë gjithashtu edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq.
Diskutimeve për zhvillimet dhe gjendjen aktuale në Kosovë pritet t’u bashkohen edhe përfaqësuesit e shteteve të tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit.






