Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur nga pedagogë, studentë dhe qytetarë që kanë dalë në protestë.
Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Të lidhura
None found
Studentët e akuzojnë kreun e qeverisë se drejton një administratë të përfshirë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.
“Jep dorëheqje” është thirrja që përsëritet fuqishëm përgjatë bulevardit. Pedagogët e nisën revoltën që në orët e para të mëngjesit dhe kanë hartuar pesë kërkesa, ku e para lidhet me largimin e kryeministrit.






