UEFA kërkon nga FIFA përgjigje për 42 çështje që lidhen me mandatin e Infantinos deri më 2 nëntor

UEFA i ka drejtuar FIFA-s një kërkesë zyrtare për sqarime mbi mandatin e Gianni Infantinos, duke përfshirë edhe çështjet që lidhen me projektin FIFA Forëard Enterprise (FFE) dhe Çmimin e Paqes të FIFA-s. Përgjigjet kërkohen deri më 2 nëntor.

Sipas Sky Sports dhe disa mediave të tjera britanike, Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis, i ka dërguar një letër homologut të tij në FIFA, Mattias Grafström. Në të, ai kërkon përgjigje të shpejta për 42 pyetje që prekin 12 fusha.

Të lidhura

None found

“Këto pyetje kërkojnë përgjigje tani. Ato nuk mund të shtyhen deri në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të FIFA-s, ndërsa reformat e ardhshme të qeverisjes nuk mund të zëvendësojnë shqyrtimin e vendimeve të marra tashmë dhe llogaridhënien për to”, shkroi Theodoridis.

UEFA ka qenë në krye të kërkesave për dorëheqjen e Infantinos që prej momentit kur ai prezantoi projektin tashmë të braktisur FFE. Nisma parashikonte krijimin e një kompanie që do të administronte interesat komerciale të kompeticioneve të FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës, si dhe shitjen e një pjese të aksioneve të pakicës te investitorët privatë.

Ndërkohë, Infantino pritet të kandidojë për një mandat të ri në mars të vitit 2027, ndërsa afati për dorëzimin e kandidaturave përfundon më 18 nëntor.


Shtuar më 20.10.2026 12:15

Tags: ,