Një debat është shënuar para Kryeministrisë mes kreut të Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, dhe drejtoreshës së MIA-s, Manjola Hasa.
Kovaçi i ka kërkuar Hasës të largohej nga zona, duke e akuzuar se prania e saj po nxiste tensione dhe po provokonte protestën.
Të lidhura
None found
“Largohu që këtu, se provokon protestën”, i është drejtuar ai përfaqësueses së qeverisë, e cila kishte shkuar për të përcjellë ftesën për dialog.
Pas përplasjes verbale me kreun e Sindikatës së Pedagogëve, Manjola Hasa është zhvendosur në një tjetër pjesë pranë Kryeministrisë, ku ka vijuar të qëndrojë jashtë godinës.






