Revolta studentore/ Pedagogët dalin sot në protestë, marshim në mbështetje të të rinjve

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH), i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj studentëve protestues, duke thirrur një marshim solidariteti ditën e martë, datë 20 tetor, në orën 10:00 para Universitetit Politeknik.

“Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka qenë në përkrahje dhe pjesë e protestës së studentëve të filluar prej 6 ditësh. Ajo po ndjek me kujdes dhe shqetësim të jashtëzakonshëm dhunën policore, e cila nuk njeh më as protokolle institucionale dhe as humanizëm njerëzor. Në keto kushte ju ftojmë: Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka qenë në përkrahje dhe pjesë e protestës së studentëve të filluar prej 6 ditësh”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Po dje 963 pedagogë, akademikë dhe përfaqësues të jetës publike firmosën një deklaratë me pesë pika, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie kujdestare dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore.


Shtuar më 20.10.2026 07:43