Incident në panairin e Parisit: Dy fëmijë përplasin Mercedes-Benz VLE elektrik në mur

Një ngjarje e pazakontë u regjistrua në panairin e veturave në Paris, ku dy fëmijë hipën në një Mercedes-Benz VLE elektrik dhe arritën ta përplasin automjetin me murin e hapësirës së ekspozimit.

Njëri prej tyre aktivizoi sistemin elektrik të veturës dhe e vendosi atë në marshin e pasmë, duke bërë që mjeti të lëvizte drejt murit.

Të lidhura

None found

Një specialist i Mercedesit ndërhyri për ta ndalur automjetin, por përpjekja e tij nuk pati sukses.

Përplasja la dëme të dukshme në murin dekorativ të panairit.

Mbetet e paqartë nëse fëmijët u përballën me pasoja, ndërsa nuk dihet as shkalla e dëmtimit të veturës.

Mercedes-Benz VLE është prezantuar si një model i orientuar drejt familjeve, por dy vizitorët e vegjël duket se e testuan automjetin përtej asaj që ishte parashikuar.


Shtuar më 19.10.2026 23:40