Vedat Muriqi po përjeton një sezon të suksesshëm me Fenerbahçen dhe është ndër sulmuesit më efikasë të kampionatit turk.
Të lidhura
None found
Pas tetë xhirove të para, sulmuesi kosovar numëron shtatë gola. Siç raporton mediumi turk “Sabah”, në po këtë fazë të sezonit të kaluar ai kishte shënuar katër herë, çka tregon përmirësimin e dukshëm të bilancit të tij.
Ndeshjen më të spikatur këtë edicion Muriqi e zhvilloi kundër Eyupsporit, ku realizoi katër gola në triumfin 8-0 të skuadrës. Ai shënoi edhe në xhiron e fundit, në takimin ndaj Alanyasporit.
Paraqitjet e tij vijnë pas një edicioni të shkëlqyer me Mallorcan, ku 32-vjeçari realizoi 23 gola. Tashmë ai po ruan ritmin e lartë edhe në aventurën te Fenerbahçe.
Krahas shtatë golave në kampionat, Muriqi ka dhënë edhe dy asistime, si dhe ka shënuar një gol në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, duke dëshmuar peshën e tij në sulm.





