Ndërhyrjet e policisë në hapësirat publike të kryeqytetit kanë shkaktuar tensione edhe në zonën pranë Parkut Rinia.
Pas rrethimit të Bulevardit dhe institucioneve qendrore, efektivët janë zhvendosur pranë parkut, ku kanë ndërhyrë për të larguar me forcë qytetarët që qëndronin në mënyrë paqësore në trotuar.
Të lidhura
None found
Forcat e repartit special “Shqiponja” kanë bllokuar zonën dhe u kanë kërkuar qytetarëve, me tone kërcënuese, të mos qëndrojnë në trotuare. Situata ka sjellë debate të forta mes banorëve dhe efektivëve.
Qytetarët u kanë kujtuar punonjësve të policisë se pagat e tyre financohen nga taksat e qytetarëve, të cilët, sipas tyre, po përballen me dhunë.
“Mos mendoni se ua jep Rama lekët, jua japim ne! Lekët i paguajmë neve! Duhet të na falënderoni neve!” deklaroi një prej qytetarëve.







