Kisha Orthodhokse dënon dhunën pas incidentit në oborrin e Katedrales së Tiranës

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, gjatë protestës së zhvilluar pasditen e asaj dite në kryeqytet.

Në deklaratën e saj zyrtare, Kisha shpreh shqetësimin për situatën dhe nënvizon se hapësirat e shenjta nuk mund të përdoren si skena konfliktesh apo përplasjesh.

Të lidhura

None found

“Katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’ është vend i shenjtë lutjeje, vend ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes”, thuhet në reagim.

Përmes këtij qëndrimi, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë u kërkon qytetarëve të refuzojnë dhunën dhe t’i drejtohen dialogut si mënyrë për zgjidhjen e konflikteve.

Reagimi është bërë në një ditë të tensionuar për Tiranën, ku protesta e të rinjve është shoqëruar me incidente dhe përplasje në zona të ndryshme të kryeqytetit.


Shtuar më 19.10.2026 21:41