Bardhi reagon ashpër pas arrestimeve në Tiranë: “Kë po dhunoni si kafshë, more të paburrë?!”

Veprimet e dhunshme të policisë, arrestimet me forcë dhe bllokimi i rrugëve të kryeqytetit kanë shkaktuar reagimin e menjëhershëm të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Pas publikimit të pamjeve ku shfaqet dhuna policore dhe ndalimi i të rinjve në rrugë, Bardhi ka drejtuar kritika të forta ndaj drejtuesve të policisë dhe personave që, sipas tij, kanë urdhëruar politikisht përdorimin e dhunës.

Të lidhura

None found

“Kë po dhunoni si kafshë, more të paburrë, more plehra?! Fëmijët tuaj dhunoni, i lini rrugëve të plagosur, more mostra?!” shkroi Bardhi.


Shtuar më 19.10.2026 20:01