Disa gra që morën pjesë në protestën e sotme kanë denoncuar sjelljen e dhunshme të forcave të policisë ndaj tyre.
Njëra prej tyre tha se efektivët ushtruan dhunë dhe se kjo dhunë u ndërpre menjëherë sapo panë mediat.
Të lidhura
None found
Një tjetër protestuese pohoi se policët qëlluan edhe me gurë.
Protestuesja e tretë u shpreh se doli në tubim sepse kostoja e jetesës në Shqipëri është shumë e lartë dhe se me 500 mijë lekë të vjetra nuk ia del dot të mbijetosh.
Njëra prej protestueseve rrëfeu se ajo dhe vajzat ishin fshehur nga policia, sepse e dinin se do t’i kapnin. Sipas saj, e qëlluan në buzë, i rrahën dhe një vajzë tjetër u godit me gur nga ana e policisë. Kur erdhën mediat, efektivët e ndaluan dhunën.
Një tjetër u shpreh se u qëlluan me gurë që i kishin hedhur policët. Kur mbërritën gazetarët, ata thjesht i shtynë, pasi panë kamerat.
Protestuesja e tretë theksoi se po protestojnë për të drejtat e tyre, duke kërkuar shkolla të mira dhe pensione më të larta, sepse aktualisht janë shumë të ulëta. Ajo shtoi se edhe pse punon e gjithë familja, llogaria nuk del. Sipas saj, me 500 mijë lekë nuk mund të bëhet asgjë, pasi ushqimet dhe çdo gjë tjetër janë tepër të shtrenjta. Ajo tha gjithashtu se askush nuk i ndalon dot dhe se kanë marrë kërcënime që të mos protestojnë.






