Ndryshimet në Ligjin për Nëpunësit Administrativë u miratuan nga Kuvendi përmes një procedure të shkurtuar.
Të lidhura
None found
Projektligji mori 65 vota pro dhe një kundër, ndërsa deputetët e opozitës nuk e mbështetën. Propozimet shkaktuan qëndrime të kundërta mes përfaqësuesve në Kuvend.
Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së argumentoi se ndryshimet do t’u japin më shumë pavarësi shërbimeve administrative në veprimtarinë e tyre të përditshme.
Sipas këtij grupi, autonomia do të shtrihet te shërbimi parlamentar, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Drejtoria e Doganave, gjykatat, prokuroritë dhe institucioni i Avokatit të Popullit.
Deputetët e LSDM-së, nga ana tjetër, shprehën kritika dhe shqetësime të forta, sidomos për dispozitat që përcaktojnë statusin e shërbimit parlamentar. Ata vlerësojnë se zbatimi i zgjidhjeve të reja ligjore do t’ia heqë këtij shërbimi pavarësinë që ka pasur më parë.
Ligji bazë për Nëpunësit Administrativë u miratua në korrik 2025. Ai përcakton çështje kryesore që lidhen me administratorët, mes tyre klasifikimin e vendeve të punës, rekrutimin, avancimin, vlerësimin dhe statusin e përgjithshëm. Ndryshimet e fundit të miratuara nga Kuvendi prekin konkretisht nenin 8, paragrafin 4, dhe nenin 35 të ligjit. /Telegrafi/






