Sulmi me raketa ndaj kampit ushtarak në Jemen lë të paktën 50 të vdekur

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën pasi një kamp ushtarak jemenas u godit me raketa në një sulm që u atribuohet rebelëve Houthi.

Fahad al-Khalifi, zëvendësguvernator i provincës Shabwa, deklaroi se bilanci i viktimave është rritur në të paktën 50, ndërsa mbi 100 persona janë plagosur. Sipas tij, disa prej të lënduarve ndodhen në gjendje kritike, ndërsa spitalet po përballen me një numër të madh viktimash.

Të lidhura

None found


Shtuar më 19.10.2026 16:15