Kharkivi triumfoi 2-1 ndaj Livyi Bereg të hënën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë të Superligës së Ukrainës, me Baton Zabërgjan protagonist.
Të lidhura
None found
Sulmuesi kosovar e gjeti rrjetën në minutën e 36-të, duke barazuar shifrat në 1-1 dhe duke i dhënë skuadrës së tij mundësinë për të synuar fitoren.
Zabërgja u zëvendësua në minutën e 81-të, ndërsa Ermir Rashica u aktivizua në minutën e 70-të.
Goli ndaj Livyi Bereg ishte i gjashti për 25-vjeçarin në kampionatin ukrainas gjatë këtij edicioni, ku ai ka regjistruar edhe një asistim.
Ndërkohë, në Kupën e Ukrainës, sulmuesi i krahut ka shënuar dy herë dhe ka kontribuar me tri asistime.






