Ademi: Studentëve po u kërkohet të pranojnë shkeljen e ligjit për provimin e jurisprudencës

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka kundërshtuar propozimin që provimi i jurisprudencës të zhvillohet vetëm pjesërisht në gjuhën shqipe. Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të zbatojnë pa përjashtim dispozitat ligjore për përdorimin e gjuhëve.

Të lidhura

None found

Sipas Ademit, Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria duhet të këmbëngulin për respektimin e ligjit, në vend që studentëve shqiptarë t’u ofrojnë një marrëveshje që, në vlerësimin e tij, përbën shkelje të këtyre dispozitave.

“Në vend që ministri dhe Qeveria të kërkojnë zbatimin konsekuent të ligjit, ata zgjedhin t’u thonë studentëve: ‘Hajde të merremi vesh ta shkelim ligjin, ta bëjmë provimin pak shqip e pak maqedonisht’”, deklaron Ademi.

Pas takimit me Ministrinë e Drejtësisë, Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore kishte bërë të ditur më herët se studentëve u ishte propozuar që 12 provime t’i zhvillonin në gjuhën shqipe, ndërsa dy të tjera në gjuhën maqedonase./Telegrafi/


Shtuar më 19.10.2026 15:32