Çlirim Haziri, organizator i iniciativës “Jo në emrin tim!”, i bëri thirrje presidentes Justina Shiroka-Pulës që Ligjin për Dhomat e Specializuara ta analizojë me kujdes dhe përgjegjësi të plotë.
Të lidhura
None found
Gjatë një konference për media, Haziri deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës meriton një ligj të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm për kohën.
Ai kërkoi që, në rast se evidentohen dispozita që bien ndesh me Kushtetutën, presidentja ta kthejë ligjin në Kuvend për rishqyrtim.
“UÇK ka nevojë për një ligj kushtetues, e në përputhje me standardet evropiane”, u shpreh Haziri.
Djali i dëshmorit Xhavit Haziri nënvizoi gjithashtu se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të besojnë në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.
Haziri tha se iniciativa “Jo në emrin tim!” e mirëpret edhe krijimin e Grupit Punues për Apelin në Hagë.



