Lorik Cana mesazh qeverisë: Studentët duhen dëgjuar, përfaqësojnë të ardhmen e vendit

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka reaguar për protestat studentore që po zhvillohen sot në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, në ditën e shtatë të tyre, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të kërkesave të studentëve dhe gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Përmes një reagimi, Cana u shpreh se kur studentët ngrihen në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre, vëmendja e shoqërisë dhe e institucioneve duhet të përqendrohet te ta, deri në arritjen e një zgjidhjeje ose marrëveshjeje të qëndrueshme.

Të lidhura

None found

“Kur studentët ngrihen në protestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, vëmendja dhe prioritetet e shoqërisë dhe të institucioneve duhet të përqendrohen plotësisht te ata deri në gjetjen e një zgjidhjeje apo marrëveshjeje të qëndrueshme. Studentët përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe investimi te kushtet e tyre është investim direkt në mbarëvajtjen e shoqërisë”, shkruan Cana.


Shtuar më 19.10.2026 15:05