Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, u takua sot me studentë dhe dekanë të fakulteteve të drejtësisë për të shpalosur zgjidhjen ligjore që do ta bëjë të mundur mbajtjen përfundimtare të Provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Të lidhura
None found
Përpara takimit, Shasivari deklaroi se po i numëron mbrapsht ditët deri në eliminimin e pengesës gjuhësore që ka zgjatur 35 vjet dhe që e kishte përjashtuar shqipen nga Provimi i Jurisprudencës.
“Llogaritë e mia i bëj me orë, domethënë po numëroj orët dhe ditët derisa të hiqet barriera 35-vjeçare,” u shpreh Shasivari.
Për herë të parë që nga pavarësimi i vendit, Provimi i Jurisprudencës do të zhvillohet në gjuhën shqipe. Megjithëse tetë ministra shqiptarë kanë drejtuar dikasterin e drejtësisë, asnjëri prej tyre nuk u angazhua për ta zgjidhur këtë çështje.







