EMRAT/ Ekzekutimi i dy vëllezërve në Kamëz, identifikohen viktimat, nga të shtënat plagoset edhe një i afërm i tyre

Ditën e sotme 19 tetor 2026, një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Bathores,  ku dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur.

Autori i dyshuar Ngushëllim Manzi, është arrestuar nga policia.

Të lidhura

None found

Ngjarja ka ndodhur pranë repartit ushtarak të Zall-Herrit, pas një konflikti.

Viktimat janë identifikuar si Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj, ndërsa Shefqet Islamaj, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi ,është ushtarak dhe është arrestuar pas ngjarjes.

Deri më tani, rrethanat e konfliktit nuk janë sqaruar plotësisht. Autori ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk ka dhënë ende deklarime për ngjarjen.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e konfliktit.


Shtuar më 19.10.2026 13:23