Kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se bisedimet me furnizuesin “Okta” për një ulje shtesë të çmimit të naftës ndodhen në fazën përfundimtare.
Të lidhura
None found
Ai tha se pret që marrëveshja të arrihet së shpejti, duke konfirmuar se zbritja e synuar është prej dy denarësh.
“Po, jemi në negociata dhe mendoj se jemi shumë afër një marrëveshje për zbritje prej dy denarësh”, deklaroi Mickoski gjatë vizitës së tij në Komunën e Çeshinovës-Obleshevës.
Sipas kryeministrit, qytetarët e vendit paguajnë ndër çmimet më të ulëta për naftën në Evropë. Ai theksoi se në disa vende evropiane nafta dhe nafta pa plumb kushtojnë më shumë se tre euro, ndërsa në vendin e tij çmimi është nën 1.6 euro për litër.
“Qytetarët kanë çmimet më të ulëta në Evropë kur bëhet fjalë për naftën. Tashmë kemi vende në Evropë ku nafta dhe nafta pa plumb shiten me një çmim mbi tre euro, ndërsa në vendin tonë ato janë nën 1.6 euro për litër dhe çmimi më i ulët në Evropë. Ne do të vazhdojmë me atë politikë”, njoftoi Mickoski.
Mickoski u shpreh se zhvillimet ndërkombëtare mbeten të ndërlikuara, duke e cilësuar periudhën aktuale si krizën më të madhe energjetike që mund të kujtojë njerëzimi.
Ai shtoi se deri tani furnizimi po ecën mirë dhe se janë siguruar sasitë e nevojshme për të gjitha llojet e karburanteve deri në fund të vitit. Edhe viti i ardhshëm, sipas tij, nuk pritet të sjellë turbulenca të mëdha, megjithëse sfidat do të vijojnë.
“Për momentin, po shkojmë shumë mirë. Deri në fund të vitit, kemi siguruar sasi për të gjitha llojet e karburanteve, dhe viti i ardhshëm do të jetë gjithashtu një vit që nuk pres të ketë turbulenca të mëdha, sigurisht që do të ketë sfida. Meqenëse kemi çmimet më të ulëta të karburantit, qytetarët nga vendet fqinje vijnë të furnizohen me naftë, gjë që ka dyfishuar konsumin e naftës në zonat kufitare”, tha Mickoski.





