Tension në protestën studentore në Vlorë/ Policia hyn në auditoret e Universitetit “Ismail Qemali” dhe rreshtohet te Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore

Protesta e studentëve në Vlorë është zhvilluar mes tensioneve, pasi efektivë të policisë kanë hyrë në auditoret e Universitetit “Ismail Qemali”, duke shkaktuar frikë dhe terror te të rinjtë.

Studentët në Vlorë i janë bashkuar valës së protestave që po zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit, në shenjë pakënaqësie.

Të lidhura

None found

Ndërhyrja e forcave të policisë brenda ambienteve universitare ka shoqëruar situatën, ndërsa efektivët janë vendosur në kordon edhe në hyrje të Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore.

Ky zhvillim ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e zhvillimit të protestës në institucionin e arsimit të lartë.


Shtuar më 19.10.2026 12:37