Protestat studentore në Shqipëri çdo ditë, kanë marrë vëmendjen e mediave ndëerkombëtare. Deutsche Welle, shkruan se “pavarësisht thirrjeve për largimin e Edi Ramës, kryeministrin po refuzon të japë dorëheqjen”.
DW citon kryeministrin, i cili tha se demonstratat nuk ishin një kërcënim për qeverinë, por më tepër një kërcënim për ambicien e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Të lidhura
None found
Demonstratat e udhëhequra nga studentët, të nxitura nga pakënaqësia për korrupsionin e dyshuar qeveritar, papunësinë dhe standardet e dobëta të arsimit, kanë tronditur qendrën e Tiranës dhe janë përhapur në qytete të tjera gjatë javës së kaluar.
Të dielën, qindra njerëz u mblodhën jashtë Ministrisë së Arsimit , duke brohoritur “Rama jep dorëheqjen!” dhe hodhën gurë drejt policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome.
Protestat vijnë në një kohë të vështirë për Shqipërinë, pasi është midis një grupi shtetesh të Ballkanit që kërkojnë të anëtarësohen në BE deri në vitin 2030, shkruan DW, e cila thekson se, “Nga Brukseli ka pasur thirrje për qetësi mes protestave të dhunshme. Komisioni Europian të dielën dënoi përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera. Komisioni shtoi se mirëpriti angazhimin e autoriteteve shqiptare se e drejta për të protestuar do të mbrohet”.






