Real Madridi mposht bindshëm Sevillan dhe i dërgon sinjal Barcelonës

Real Madridi ka triumfuar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Sevillas, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të La Ligës.

Ekipi vendas e kontrolloi takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 30-të, kur Arda Guler shënoi një gol të bukur pas asistimit të Diomandes.

Të lidhura

None found

Vetëm shtatë minuta më pas, Kylian Mbappe realizoi një aksion spektakolar. Francezi dribloi dy futbollistë dhe më pas edhe portierin, përpara se ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 37-të.

Mbappe u shfaq sërish në listën e golashënuesve në minutën e 63-të, këtë herë duke qenë i saktë nga pika e bardhë dhe duke shënuar golin e tij të dytë personal.

Sevilla reagoi në minutën e 80-të dhe arriti ta zbusë disavantazhin përmes kombinimit mes Sebastian dhe Stassin.

Megjithatë, vetëm dy minuta më vonë, Diomande vulosi fitoren e Realit me një goditje të fuqishme nga distanca.

Pas këtij suksesi, Real Madridi renditet i treti në tabelë me 21 pikë, ndërsa Sevilla mban vendin e gjashtë me 14 pikë.


Shtuar më 18.10.2026 23:17