Berisha për tensionet në selinë e PD-së: Protestuesit nuk na kanë sulmuar në asnjë rast

Berisha deklaroi se protestuesit nuk kanë ndërmarrë asnjë sulm ndaj Partisë Demokratike gjatë ditëve të fundit. Sipas tij, një person që po kërkon të zgjedhë vendin ku do të marrë azil politik duhet ta dijë se i vetmi vend ku mund të përfundojë është qelia e burgut.

Ai pretendoi se përmes rrjetit të tij, gjatë protestës, është përhapur ideja se Kryeministria nuk mund të merret dhe se duhen sulmuar selitë e dy partive kryesore. Berisha tha se ky person kishte futur në selinë e forcës së tij tre inspektorate, me persona të pajisur me hunj dhe mjete të tjera.

Të lidhura

None found

Sipas Berishës, skenari dështoi, pasi protestuesit nuk iu bashkuan nismëtarëve, të cilët ai i cilësoi si mbështetës të Ramës. Ai shtoi se nuk u arrit të silleshin njerëz që të shprehnin zemërimin ndaj asaj që e quajti “partia e krimit”, ndërsa protestuesit e vërtetë nuk u manipulua. Berisha tha se njerëzit e përshkruar si “Jago” të Edi Ramës u braktisën në masë.

Ai akuzoi policinë se, pas dështimit të planit dhe pasi kaloi ora e parashikuar për sulmin ndaj selisë së PD-së, nga 8:30 deri në 9:30, ajo ndërhyri në territorin e partisë në mënyrë hakmarrëse dhe në kundërshtim me ligjin e Kushtetutën. Sipas tij, u hodhën sasi të mëdha gazi lotsjellës pa pasur arsye, si një formë ndëshkimi ndaj PD-së për dështimin e skenarit, dhe njerëzit u helmuan.

Berisha theksoi se asnjë protestues nuk ishte përpjekur të shkaktonte dëmin më të vogël ndaj selisë. Ai paralajmëroi Edi Ramën se do të mbahej personalisht përgjegjës për, siç u shpreh, manipulimin dhe veprimet e bëra për të penguar protestën. Sipas tij, demokratët janë më të vendosur se kurrë në mosbindjen civile, jo vetëm në Tiranë.

“Çdo i mitur që sulmohet është i mitur dhe do të mbrohet nga Partia Demokratike. Ata që i sulmojnë shkelin ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Përgëzoj demokratët që u dalin në mbrojtje të miturve”, u shpreh Berisha.


Shtuar më 18.10.2026 21:25