Jakup Huseini i VLEN-it uron Arkin Jahijin e AKI-së për fitoren

Pas shpalljes së fitores së Arkin Jahijit të Aleancës Kombëtare për Integrim në garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës, kundërshtari i tij nga VLEN-i, Jakup Huseini, e përgëzoi personalisht.

Të lidhura

None found

Huseini shkoi në shtabin qendror të AKI-së për t’i përcjellë Jahijit urimet për rezultatin në këtë garë politike.

Jahiji e falënderoi Huseinin, si dhe banorët që morën pjesë në zgjedhje dhe votuan për komunën e tyre.


Shtuar më 18.10.2026 21:08