Spartaku i Moskës ka siguruar një fitore të thellë 3-0 kundër Rubin Kazanit, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Premier League-s ruse.
Autor i golit të tretë ishte Mirlind Daku, i cili realizoi në minutën e 65-të. Sulmuesi i Kombëtares, që u aktivizua nga stoli, përfitoi nga pasimi i Solarit dhe e dërgoi topin saktësisht në kuadrat, duke shënuar ndaj ish-ekipit të tij.
Të lidhura
None found
Daku nuk festoi pas golit, duke zgjedhur një qëndrim të përmbajtur në shenjë respekti për të kaluarën e tij. Ky ishte realizimi i katërt i sulmuesit shqiptar me Spartakun e Moskës, ndërsa në llogarinë e tij janë edhe 2 asiste. Këto statistika tregojnë formën në rritje të Dakut në futbollin rus.
Goli i Mirlind Dakut





