Ivan Gvozdenovic nuk do ta drejtojë më skuadrën e Elbasanit. Klubi verdheblu ka bërë të ditur se ka pranuar dorëheqjen e trajnerit serb, duke i dhënë fund bashkëpunimit mes palëve.
Disfata e fundit ndaj Skënderbeut duket se ka ndikuar në vendimin e Gvozdenovic, i cili mori përgjegjësinë dhe i përcolli klubit vullnetin për ta mbyllur këtë etapë.
Të lidhura
None found
Trajneri kishte rinovuar më herët kontratën me Elbasanin deri në qershor të vitit 2027-të. Megjithatë, situata ka ndryshuar dhe skuadra pritet të nisë një kapitull të ri në vijim të kampionatit.
NJOFTIMI I KLUBIT:
FALEMINDERIT, IVAN GVOZDENOVIC!
AF Elbasani njofton se Ivan Gvozdenovic ka dorëzuar detyrën e trajnerit, dorëheqje të cilën klubi e ka pranuar me respekt dhe mirëkuptim.
Gjatë kësaj periudhe kemi ndarë së bashku momente të paharrueshme, kemi festuar arritje dhe kemi lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e klubit.
Klubi e falënderon Ivanin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e çmuar të dhënë gjatë këtij rrugëtimi.
Edhe pse rrugët tona ndahen, historia e ndërtuar së bashku do të mbetet përgjithmonë pjesë e klubit.
Faleminderit për gjithçka, Ivan! Të urojmë suksese në të ardhmen!




