Bernard Karrica ishte protagonisti kryesor i sfidës mes Vorës dhe Partizanit, duke realizuar tre nga katër golat e fitores 4-1 të skuadrës vorake. Pas paraqitjes së spikatur, sulmuesi u shpall “Lojtari i Ndeshjes” dhe ndau me mediat objektivin e tij për këtë sezon.
Të lidhura
None found
Karrica pranoi se te goli i parë nuk e kishte vënë re daljen e Qirkos, duke e cilësuar si një moment fati. I pyetur nëse synon të shpallet golashënuesi i kampionatit, ai kujtoi se sezonin e kaluar u penalizua nga problemet fizike.
Sulmuesi theksoi se këtë edicion do të luftojë për kreun e golashënuesve në Superiore dhe shpreson ta realizojë këtë objektiv.




