Tirana në flakë, fëmijë të gjakosur”, Çun Lajçi sulmon Ramën: “Shqipërinë e shite, largohu!

Aktori i njohur Çun Lajçi ka shpërthyer me kritika të forta ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama pas tensioneve dhe përleshjeve të dhunshme që tronditën Tiranën, duke i bërë thirrje të japë dorëheqjen.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi të bërë publik më 18 tetor 2026, Lajçi ka denoncuar mënyrën se si qeveria po menaxhon protestat, duke ngritur shqetësime për dhunën e ushtruar ndaj demonstruesve dhe kaosin që ka kapluar kryeqytetin.

Aktori ka hedhur poshtë gjithashtu narrativën e kryeministrit dhe ka vënë në dyshim përgjegjshmërinë e tij për krizën, duke e mbyllur mesazhin me thirrjen e prerë: “Ik, Ed, ik! Nuk ke rrugë tjetër”.

Reagimi i plotë:

Ik Ed, ik! S’ka rrugë tjetër për ty.

Në mëngjes pashë dikë që fliste me hijen e vet. Më erdhi keq për të!

Ishte futur thellë në zyrën e Kryeministrisë. Si një urith, vështronte e fliste. U pikëllova.

Njeriu që s’kishte fjetur gjithë natën, tani po i drejtohej një guri, një guri që kishte dalë nga dora e një të riu në bulevard, teksa ai përpiqej të mbrohej nga tymi, shkopinjtë dhe plumbat e gomës.

Sa skenë makabre!

Një Kryeministër po shpjegonte përse nuk duhej të largohej ai dhe përse nuk duhej të vinte një “neoballist”, një “neokomunist”… Kështu fliste ajo gërdallë që mban rruaza e fije laramane, shumëngjyrëshe, në dorën e majtë. Se majtak është, socialist muti është!

Shpjegonte pse duhej të hanim gurë, jo bar, siç thoshte Ramizi dikur, që Shqipëria të bëhej Evropë!

Unë u tmerrova, u neverita, u çmenda e bërtita:

— Të lanë nanën Evropa!

Ç’të duhet Evropa pa Shqipëri e pa shqiptarë? Me policë të maskuar që flasin gjuhë tjetër, do të shkosh në Evropë?

Sot herët pashë një fantazmë njeriu që fliste me veten. Në dorë mbante një armë fantazme — një gur. Ndoshta ai gur kishte rënë në kokën e djalit, ndoshta në qafën e vajzës, ndoshta në ballin e kryepolicit…

Pashë një njeri të çmendur që çmendurinë e vet don ta çojë deri te litari, te plumbi, te burgu!

Një Kryeministër që ka gëlltitur veten, pasi e shiti Shqipërinë. E tani, frika e humbjes nuk e lë të flejë, nuk e lë të mendojë qartë, as të flasë me mend në kokë.

U trishtova kur pashë njeriun që i ka thënë Evropës: “Unë jam Kryeministri i Shqipërisë. Kam tetëqind mijë vota. Nuk më trembim kalamajtë me gurë! Me vendin tim bëj ç’të dua!”

Po më vjen keq, Ed, por mua po më dhemb zemra kur i shoh fëmijët e gjakosur. Kur e shoh Tiranën në flakë. Kur i shoh sheshet plot me gurë. E pse? Trego pse? Mos e bleve postin me tapi? Largohu, ti s’ke vend më në Shqipëri. Merri me vete ato vota dhe shko në Evropë e bëhu mbret!

E di, “ne do të vuajmë për ty e për çmendurinë tënde”, por besoj se, me kalimin e kohës, do të mësohemi edhe pa ty. E një “neoballist” do t’ia tregojë Evropës se jo të gjithë shqiptarët janë narkomanë e trafikantë droge!

Ik, Ed, ik! S’ka rrugë tjetër.

18.10.2026


Shtuar më 18.10.2026 11:29