Debutimi i Mislav Karoglanit te Partizani nis me “goditje”: kuotat ndryshojnë pak orë para ndeshjes (ARSYEJA)

Vora dhe Partizani përballen në orën 13:30 në stadiumin “FK Vora”. Ndonëse pritet që “Demat e Kuq” të japin një reagim me trajnerin e ri, Mislav Karoglanin, kompanitë e basteve parashikojnë një tjetër skenar.

Të lidhura

None found

Fitorja e Vorës shihet si rezultati më i mundshëm dhe kuotohet me 2.10. Barazimi vlerësohet me koeficientin 3.20, ndërsa suksesi i Partizanit me 3.10.

Nën drejtimin e Arian Bellajt, Vora ka dëshmuar shpesh, në shtëpi dhe jashtë saj, se është skuadër e paparashikueshme, e aftë t’u shkaktojë probleme edhe ekipeve kryesore.


Shtuar më 18.10.2026 09:33