Dy sfida zhvillohen sot në kuadër të xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës

Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy takime të vlefshme për javën e 10-të të kampionatit.

Të lidhura

None found

Malisheva, e cila kryeson renditjen, do të luajë përsëri para tifozëve të saj. Pas barazimit të regjistruar në mesjavë kundër Prishtinës, lideri do të përballet këtë herë me Vushtrrinë, skuadrën që mban vendin e fundit në tabelë.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes Gjilanit dhe Feronikelit 74. Gjilani, pas emërimit të Zekirija Ramadanit si trajner, do ta presë këtë kundërshtar në një duel që ndër vite ka prodhuar përballje emocionuese.

Pas nëntë xhirove, Gjilani ndodhet në pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Feronikeli 74 është i teti me tetë pikë.

Programi i së hënës përfshin edhe dy sfida të tjera. Ballkani do të jetë nikoqir i Prishtinës, kurse Dukagjini do të takohet me Drenicën.

Java e 10-të u hap me ndeshjen Llapi-Drita, në të cilën kampioni aktual triumfoi 2-1 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.


Shtuar më 18.10.2026 08:57