Gjatë komunikimit live, kryeministri Edi Rama, shënjestroi dhe etiketoi studentët, të cilët kanë dalë në protestë prej rreth një jave, duke i kërkuar dorëheqjen nga posti.
Rama ironizoi teoritë e konspiracionit që qarkullojnë, duke i cilësuar si marrëzi. Ai u shpreh se kjo frymë nuk do ta përfshijë popullin shqiptar, nga ata që ai i cilësoi si “komplet kokë bosh”.
Të lidhura
None found
“Qershia mbi tortën e kësaj marrëzie janë ushtarët serbë që qenkan nën uniformën e atyre djemve dhe burrave që i kanë pagat sot më të ulëta se të shumëkujt në këtë shtet që marrin gurë me breshëri, që digjen si të ishin armiq të këtij vendi dhe që u dyshokan se qenkan edhe serbë. Kjo është marrëzi, por nuk është kolektive për fat të mirë, dhe nuk ka për ta përfshirë popullin shqiptar, as ata që janë kundër kësaj qeverie sepse këtë film ne e kemi parë.
Ndryshe nga Franca, Itala, Brukseli e Belgjika, Spanja e këto vende ku kjo flamë e quajtur Antifa, neokomunistë, po u marrin të keqen atyre të parëve Karl Marksit, e kujt i erdhi mbrapa, se të paktën ata i kishin mend në kokë, këta nuk kanë as mend fare, janë komplet kokë bosh. Ndërkohë që këtu nuk është si atje. E kemi parë Shqipërinë në kaos, peng të marrëzisë, të humbasë ekonominë, të mos afrohet askush nga pasiguria, të ngrihen njerëzit e të ikin me anije. Njerëzit po, sot lëvizin, ikin, kthehen. Më shumë ikin sesa kthehen sigurisht sepse nuk jemi në në bunkerin e Enver Hoxhës”, tha ai.





