Pacientja mbetet mbi 24 orë në Emergjencë, familjarët nuk u përgjigjen as telefonatave të Policisë

Në Klinikën Emergjente (reparti internistik) të QKUK-së, një paciente ka mbetur pa familjarët e saj prej më shumë se 24 orësh.

Të lidhura

None found

Burimet e gazetares Arbreshë Uka bëjnë të ditur se ajo ndodhet e vetme në hapësirat e Emergjencës që nga dita e djeshme, rreth orës 16:00. Familjarët e kishin sjellë për trajtim dhe i kishin kërkuar stafit mjekësor t’i telefononte pas përfundimit të procedurave, por më pas kanë ndërprerë çdo kontakt.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës. Ndonëse ka tentuar disa herë të lidhet me familjarët, djali i pacientes, i cili e kishte dërguar për trajtim, nuk u është përgjigjur thirrjeve as të Policisë, as të stafit të spitalit.

Ndërkohë, personeli shëndetësor i Emergjencës po kujdeset jo vetëm për trajtimin mjekësor të pacientes, por edhe për nevojat e saj të përditshme dhe ushqimin.


Shtuar më 17.10.2026 20:58