Irani ka mbyllur kufirin me Afganistanin. Këtë gjë po e bën për të ndalur një fluks emigrantësh që pritet të trokasin së shpejti në “derën” e Iranit.
Disa ditë më parë, Irani po ngrinte kampe refugjatësh përgjatë kufirit, por tashmë ka vendosur të marrë masën e rreptë të mbylljes së ‘portave’.
Kujtojmë se sot, janë të paktën 780 mijë refugjatë afganë që jetojnë në Iran./albeu.com/