Një makinë në Elbasan është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Elbasanit.
Burimet bëjnë me dije se menjëhërë ka mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Mësohet se makina në momentin kur është përfshirë nga flakët ka qenë e parkuar.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka marrë në pyetje pronarin e makinës, për të zbardhur shkaqet. /albeu.com/