Java e nëntë ka përmbyllur rrethin e parë të Superligës së Kosovës, me disa përballje të rëndësishme dhe rezultate që kanë sjellë ndryshime në renditje.
Të lidhura
None found
Malisheva dhe Prishtina janë në krye të klasifikimit, të dyja me nga 20 pikë, përkatësisht në vendin e parë dhe të dytë. Megjithatë, Prishtina ka një ndeshje më pak, atë kundër Dritës, e cila ishte shtyrë në fillim të kampionatit.
Dukagjini e mbyll këtë fazë në pozitën e tretë me 16 pikë. Gjilani dhe Drita pasojnë në vendet e katërt dhe të pestë, me nga 14 pikë secila.
Ballkani renditet i gjashti me 13 pikë, ndërsa Drenica mban vendin e shtatë me 10 pikë. Feronikeli 74 është në pozitën e tetë, me gjithsej tetë pikë.
Dy vendet e fundit i zënë Llapi me katër pikë dhe Vushtrria me tri pikë.
Në duelin mes dy skuadrave kryesuese, Malisheva dhe Prishtina u ndanë me barazimin 1-1. Xhemajl Ibishi shënoi për vendasit, ndërsa Assane Ditta e vendosi rezultatin përfundimtar nga pika e bardhë për Prishtinën.
Drita triumfoi 1-0 në transfertën ndaj Ballkanit. Goli i Besnik Krasniqit në minutën e 90-të i siguroi skuadrës së tij fitoren në këtë derbi.
Gjilani regjistroi një fitore të pastër 3-0 përballë Drenicës. Mavlan Zeka realizoi dy herë, ndërsa Armend Thaqi shënoi golin tjetër nga pika e bardhë.
Pavarësisht se luajti për shumë minuta me një lojtar më pak, Feronikeli mori një pikë ndaj Llapit, në një ndeshje që përfundoi 0-0.
Dukagjini mposhti Vushtrrinë me rezultatin minimal 1-0, falë golit të Elton Basrit.
Ndeshjet e javës së dhjetë të Superligës së Kosovës do të luhen gjatë fundjavës.






