Teuta synon pikët e plota ndaj Dinamos, durrsakët gati për sfidën në “Elbasan Arena

Skuadra e Teutës ka përfunduar stërvitjen e fundit në stadiumin “Niko Dovana”, përpara përballjes me Dinamon në “Elbasan Arena”. Durrsakët pritet ta zhvillojnë këtë takim me përqendrim maksimal.

“Djemtë e Detit” po përgatiten me motivimin për të marrë maksimumin e pikëve, ndërsa objektivi për të marshuar drejt titullit po bëhet gjithnjë e më i dukshëm nga ndeshja në ndeshje.

Të lidhura

None found

Përballë tyre do të jetë një Dinamo që vjen pas humbjes në Shkodër kundër Vllaznisë. Megjithatë, Teuta e drejtuar nga Edlir Tetova nuk ka ndërmend ta vlerësojë kundërshtarin vetëm në bazë të formës së fundit dhe synon të zbresë në fushë me të gjitha forcat për të siguruar tri pikët e radhës në Superiore.


Shtuar më 15.10.2026 20:22