Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, njoftoi se gjatë javës së ardhshme pritet të zhvillojë një takim të radhës me kryeministrin Hristijan Mickoski.
Sipas tij, në bisedë do të trajtohen plotësimi dhe zëvendësimi i zëvendësministrave, si edhe emërimet për drejtorë e zëvendësdrejtorë në institucionet ku nevojiten plotësime apo ndryshime.
Të lidhura
None found
Kasami tha se takimi do të zhvillohet me Mickoskin, i cili është edhe kryetar i VMRO-së dhe partner koalicioni, për të diskutuar këto çështje.
“Besoj që brenda javës tjetër do të jetë takimi i radhës me kryeministrin dhe njëherësh kryetarin e VMRO-së si partner të koalicionit, ku do të bashkëbisedojmë për këto tema, pra edhe për zëvendësministrat dhe plotësimin dhe zëvendësimin e zëvendësministrave, por njëherësh edhe për çështjet e tjera, më konkretisht për drejtorët dhe zëvendësdrejtorët, aty ku duhet plotësuar dhe aty ku duhet të bëhet zëvendësimi i tyre”, tha ai.







